Ramabaja: Peticionin e kam pa si një këmbanë alarmi

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 21:18
Ramabaja: Peticionin e kam pa si një këmbanë alarmi

Analisti Sadri Ramabaja tha se në Kosovë vetëm sharlatanët tallen me gjuhën letrare., transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu u shpreh Ramabaja në lidhje me peticionin e nisur nga një grup intelektualësh në Shqipëri që i kanë kërkuar mediave që të kenë kujdes me praninë e njerëzve “sharlatanë” që e flasin keq shqipen.

“Peticionin e kam pa si një këmbanë alarmi, për gjendjen emocionale të raportit të shqiptarëve me gjuhën e tyre”, tha Ramabaja

Por, ai pati kritika se si pasqyrohet gjuha shqipe në mediat e vendit.

“Për trajtimin e gjuhës shqipe në mediat tona është krejtësisht alarmante, në lakimin e emrave asnjëherë nuk respektohet standardi. Për fatin e keq në mediat tona është hequr lektori”.

“Unë e di që një komision është i përhershëm pranë Akademisë Gjermane për shënjimin e fjalës së vitit, për neologjizmat në fushën gjermane etj. Nuk tallet askush me gjuhën letrare atje, këtu vetëm sharlatanët tallen”, tha Ramabaja .

(Kosova Sot Online)