Latifi: Pse nuk po reagoni ndaj sharlatanëve të teorive konspirative në televizione?

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 22:00
Latifi: Pse nuk po reagoni ndaj sharlatanëve të teorive konspirative në televizione?

Analisti Blerim Latifi duke folur në lidhje me peticionin e nisur nga një grup intelektualësh në Shqipëri që i kanë kërkuar mediave të kenë kujdes me praninë e njerëzve “sharlatanë” që e flasin keq shqipen, tha se pse ata nuk reagojnë që në televizione ka çdo javë persona që flasin për teori konspirative dhe të njëjtit i torturojnë mendjet e shëndosha të këtij populli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Edhe këta që kanë dalë me peticion e kanë kërku që me ju ndalu zëri këtyre njerëzve nëpër media edhe këta nuk janë kompetent në këtë fushë. Asnjëri prej tyre që kanë nënshkru nuk janë ekspertë dhe kompetentë të asaj që quhet paleotolinguistikë”, tha Latifi.

“Disa jokompetentë bëjnë një peticion për me jua ndalu lirinë e shprehjes disa jokompetentëve të tjerë”, tha ai tutje.

“Ne kemi sharlatanë të teorive konspirative çdo javë”, tha Latifi.

“Në televizionet tona dalin çdo javë pleqë të cilët mbrojnë teori absurde-konspirative, del një teori dhe e torturon mendjen e shëndoshë të këtij populli me teori të tokës së sheshtë”, tha Latifi.

 

(Kosova Sot Online)