Schallenberg: Angazhimi i palëve në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për të hapur derën e BE-së

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 22:21
Schallenberg:  Angazhimi i palëve në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për të hapur derën e BE-së

Kryediplomati i Austrisë, Alexander Schallenberg, e ka mirëpritur në Vjenë homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa ka noftuar për takimin e zhvilluar, ai ka thënë se Asutria vazhdon të qëndrojë pranë Kosovës.

Po ashtu Schallenberg ka thënë se angazhimi i palëve në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për të hapur derën e BE-së.

“16 vjet nga pavarësia, ne vazhdojmë të qëndrojmë fort pranë Kosovës. Angazhimi konstruktiv nga të dyja palët në Dialogun Beograd-Prishtinë është çelësi për të hapur derën e BE-së”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)