Valdete Idrizi jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Mitrovicë

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 10:10
Valdete Idrizi jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Mitrovicë

Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se një ditë më parë ka kërkuar nga kryetari Bedri Hamza që ta lirojë nga detyra – për arsye personale.

Idrizi ka shkruar se kjo kërkesë shtrohet për arsye personale e familjare.

“Matanë modestisë, unë jam e lumtur që gjatë këtyre dy viteve sa isha në krye të kësaj drejtorie, falë punës dhe angazhimit maratonik, disa prej projekteve më të rëndësishme (që për hir të së vërtetës kanë qenë kërkesë dhe nevojë e kahmotshme e qytetarëve mitrovicas) t’i marrin hapat e parë por të sigurtë të jetësimit e realizimit! Këtu flasim për projekte të mëdha, siç është”, ka shkruar Idrizi.

(Kosova Sot Online)