Debati për rezervat në Komision, Lekaj i ankohet Qalajt: Kryesues, që katër herë e lypa fjalën

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 11:38
Debati për rezervat në Komision, Lekaj i ankohet Qalajt: Kryesues, që katër herë e lypa fjalën

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, u ankua për mungesë të dhënies së hapësirës së duhur për të, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ankesën ai ia drejtoi kryesuesit Rashit Qalaj, deputet i PDK-së.

“Së pari po më vjen keq kryesues që katër herë e lypa fjalën edhe mos të ndodhë se di edhe ndryshe. Besoni, muj ta marr vetë. nuk është korrekte nga askush që të marrë hapësirën e komunikimit dhe të përsëritën gjërat”, tha Lekaj.

(Kosova Sot Online)