Biden takon gruan dhe vajzën e Navalny: Guximi i tij do të jetojë te njerëzit

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 21:10
Biden takon gruan dhe vajzën e Navalny: Guximi i tij do të jetojë te njerëzit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka takuar gruan dhe vajzën e Alexei Navalny, kritikut dhe opozitarit të presidentit rus Putin, i cili vdiq para pak ditësh teksa po qëndronte në burg, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti Biden ka ndarë pamje nga takimi me më të dashurat e opozitarit rus tashmë të vdekur.

Biden ka thënë se “trashëgimia e guximit të Aleksey do të jetojë në Yulia dhe Dasha, dhe njerëzit e panumërt anembanë Rusisë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”

“Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – më të dashurat e Aleksey Navalny – për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre shkatërruese”, shkruan në postimin e tij Biden.

(Kosova Sot Online)