19-vjeçarja që vrau babanë në Shqipëri: Nuk pendohem që e kam vrarë, na ka torturuar
Kanë dalur detaje të reja nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta e cila vrau babanë e saj, Pëllumb Meta, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo ka treguar se e ka vrarë me armë në kasollen e bagëtive.
Ajo ka deklaruar se nuk pendohet që e ka vrarë babain e saj, pasi sipas saj ai i ka torturuar.
“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë. Ai na ka torturuar, ia ka nxirë jetën nënës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, është e martuar, dhe janë dy vëllezërit e mi – pastaj unë”, tha ajo.
“Mami dhe unë nuk kemi folur kurrë, për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur e mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Mu mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare, mora armën që përdorte babai kur shkonte në punë si roje, dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)
