Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 21:50
Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuara bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata do të marrin pojesë në Samitin për Investime në Ballkanin perëndimor nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, ka njoftuar ZKM.

(Kosova Sot Online)