“Lista Serbe” pretendon për incident ndër-etnik në Graçanicë

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 15:14
“Lista Serbe” pretendon për incident ndër-etnik në Graçanicë

“Lista Serbe” po pretendon se në mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një incident, ku një grup i serbëve të Graçanicës janë “kërcënuar” nga dy shqiptarë me armë të ftohta, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Lista Serbe” shkruan se për fat incidenti nuk rezultoi me plagosje, megjithatë thonë se “serbët janë të shqetësuar për këtë ngjarje, veçanërisht pasi janë përfshirë fëmijët”.

Për incidentin, “Lista Serbe” ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti, duke thënë se “është rezultat i represionit shumëvjeçar dhe politikës antiserbe të Prishtinës”, që sipas “Listës Serbe” “bën gjithçka për të shtypur dhe dëbuar popullin serb nga Kosova”.

(Kosova Sot Online)