Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomon për oficer në SHBA

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 11:38
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomon për oficer në SHBA

Në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka diplomuar oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Drin Merturi, djali i dëshmorit Ilir Merturi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

FSK njoftoi se ai tregoi rezultate të larta në shkollim.

“OF1 Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota”, thuhet në njoftim.

Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazen ushtarake “Fort Moore” në Geogria të ShBA-së, siç njofton FSK-ja, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë.

“Gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim,, qitje, përgaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udheheqja e togut në misione ushtarake”, thuhet në njoftim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s., me qëllim ndërveprueshmërin me partnerët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Drin Merturi nuk la pa e kujtuar babain e tij, me rastin e diplomimit. “Lavdi dëshmorve të Kombit”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)