Si hyri hajni në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së dhe ia vodhi armën!

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 16:26
Si hyri hajni në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së dhe ia vodhi armën!

Raportohet se shtëpia e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka qenë cak i një vjedhjeje në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve atij i është vjedhur çanta, ku brenda saj kishte armën zyrtare, dokumente personale, dhe ID-në e AKI-së.

Ky rast është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh i policisë, ku aty thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:55, por pa u përmendur se viktima ishte zyrtar.

Rasti i cili u cilësua “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)