Albin Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë eurosh me BERZH-in

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 15:01
Albin Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë eurosh me BERZH-in

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me BERZH-in për investime 400 milionë euro në sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka e ka nënshkruar një memorandum të marrëveshjes me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud Basso.

Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.

“Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me Presidenten Odile Renaud për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.

Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë eurosh me BERZH-in

(Kosova Sot Online)