'Konjufca duhet t’ua çojë nga një sms falënderues Hamitit, Grabovcit dhe Pal Lekajt për lirimin e tij'

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 20:55
'Konjufca duhet t’ua çojë nga një sms falënderues Hamitit, Grabovcit dhe Pal Lekajt për lirimin e tij'

Gjykata e Prishtinës e ka liruar nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Billall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate, ka komentuar këtë vendim duke thënë se Konjufca duhet t’i falënderojë deputetët e “regjimit të vjetër” të cilët nuk dëshmuan

“Pas lirimit nga akuza me arsyetimin se “asnjë dëshmitar nuk deshmoi në Gjyq që ai ka hedhë gaz lotësjellës në Kuvend”, më e pakta që tani pritet nga Glauk Konjufca është një falënderim publik për dëshmitarët deputetë të “regjimit të vjetër” Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal lekaj të cilët e shpëtuan nga dënimi”.

“Nëse nuk guxon prej Albin Kurtit me i falënderu publikisht, së paku nga një sms do të duhej t’ua dërgonte”, ka shkruar Sherifi në Facebook. 

(Kosova Sot Online)