Ish-avokati i Navalnyt arrestohet në Moskë

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 21:31
Ish-avokati i Navalnyt arrestohet në Moskë

Mediat ruse raportuan më 27 shkurt se policia arrestoi Vasily Dubkov – ish-avokatin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny – nën akuza të paspecifikuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Navalny vdiq derisa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza që përfshinin ekstremizëm.

Avokati Dubkov shoqëroi nënën e Navalnyt në qytetin Salekhard javën e kaluar, ndërsa ajo po kërkonte të lironte trupin e djalit të saj.

Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij, Lyudmila Navalnaya më 24 shkurt, më shumë se një javë pasi kritiku i Kremlinit vdiq në rrethana të dyshimta në një burg në Arktik.

(Kosova Sot Online)