Zbardhen detaje të reja për personin që u gjet i vdekur në Gjilan

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 21:06
Zbardhen detaje të reja për personin që u gjet i vdekur në Gjilan

Personi që u gjet i vdekur mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, i ardhur nga Zvicra, në xhep kishte 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas burimeve, policia ka gjetur frangat dhe telefonat në xhepat e rrobave të viktimës.

 

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia, sot gjatë ditës.

“Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë  është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka konfirmuar policia.

(Kosova Sot Online)