Sot varroset 26-vjeçari në Ballaboq të Deçanit, u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

  • E /
  • 28 February 2024 - 09:19
Sot varroset 26-vjeçari në Ballaboq të Deçanit, u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

Sot varroset 26-vjeçari, Shkumbin Hebibaj, që ndërroi jetë pas goditjes nga një veturë në Prishtinë, më 26 shkurt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Ballaboq të Deçanit në orën 13:00.

“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, është prononcuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)