Zelensky: Rusia mund të bëjë gjithçka që të destabilizojë situatën në Ballkan

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 20:35
Zelensky: Rusia mund të bëjë gjithçka që të destabilizojë situatën në Ballkan

"Rusia mund të bëjë gjithçka që të destabilizojë situatën në Ballkan dhe kudo ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm” kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, pas samitit për Ukrainën, që u mbajt sot në Tiranë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më tej ai bëri apel për vijimin e mbështetjes për Ukrainën, pasi sipas tij, nëse ndalemi, apo bëjmë pauza, Rusia nuk do të ndalet.

"Fakti që gjendemi këtu në një tryezë të gjithë së bashku, që kemi natyrisht shembuj historik të marrëdhënieve të ndryshme, është një shembull i rëndësishëm që kemi ardhur e bërë së bashku, një mënyrë për t’u mbrojtur, një rrugë drejt paqes që nuk çon te lufta. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë, për të gjithë ata që janë ulur rreth një tryeze, mund të jetë e vështirë edhe për shoqëritë e tyre udhëheqëse”, tha Zelensky.

(Kosova Sot Online)