Kaçanik: Një person i dorëzon paratë që i gjeti në rrugë, Policia kërkon nga pronari të paraqitet në stacion

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 15:20
Kaçanik: Një person i dorëzon paratë që i gjeti në rrugë, Policia kërkon nga pronari të paraqitet në stacion

Një 29-vjeçar dje në Kaçanik ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacion policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij.

“Me datën 28.02.2023 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në rrugën ‘’Ismail Raka ‘’ në Kaçanik i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar që pronari i parave që të paraqitet në stacion dhe t’i marrë ato.

“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas. Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.”

*Fotografia ilustrim

(Kosova Sot Online)