Këshilltari në MPJD thotë se u sulmua fizikisht para shtëpisë së tij

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 20:30
Këshilltari në MPJD thotë se u sulmua fizikisht para shtëpisë së tij

Cerim Bajrami, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka deklaruar se sot është sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij, siç tha nga një person rreth 35-vjeçar, i panjohur për të. Rastin e ka hapur edhe në polici.

Bajrami tha se ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka qënduar në trajtim mjekësor rreth një orë e gjysmë.

“E kam raportu rastin në polici, tash para pesë minutash kam dalë nga Stacioni Policor në Prizren. Kam qenë 1 orë e gjysmë në emergjencë, kam lëndime trupore shumë”, tha Bajrami.

(Kosova Sot Online)