Pasi dyshohet se sulmoi një gazetar ndalohet një person

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 21:29
Pasi dyshohet se sulmoi një gazetar ndalohet një person

Gjatë ditës u raportua për sulm ndaj një gazetari në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç raportuan mediat lokale, gazetari i “Peja në Fokus” u sulmua dhe u fye nga një person.

Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se personi i dyshuar është ndaluar.

“Është ndaluar personi i dyshuar për veprën penale “sulmi”, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)