Musliu: S’kemi çare pa e implementu Asociacionin e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 22:00
Musliu: S’kemi çare pa e implementu Asociacionin e Albin Kurtit

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se nëse PDK-ja vjen në pushtet do të jetë e detyruar ta implementojë “Asociacionin e Albin Kurtit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pasi ajo thotë se “kjo është marrëveshje ndërkombëtare”.

Deputetja opozitare ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

“Ne Asociacionin të cilin e ka pranu Albin Kurti nëse vimë në pushtet nuk kemi asnjë çare pa e implementu në mënyrën siç e ka pranu Albin Kurti, sepse është marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht që ai thotë jo Vuçiqi s’po e nënshkruan”, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)