Kurti takohet me mërgatën në Irlandë

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 10:08
Kurti takohet me mërgatën në Irlandë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij zyrtare në Irlandë është takuar edhe me mërgatën atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit me ta, Kurti ka thënë se Qeveria e ka obligim që ta vendosë mërgatën në pozicion më të volitshëm dhe të eksplorohen format e mundësitë për bashkëpunim, derisa ka përmendur Fondin Sovran.

Tutje, thuhet se në takim u trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve në atdhe.

“Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe. Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)