Lutfiu i bën kërkesë Universitetit të Beogradit për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 10:46
Lutfiu i bën kërkesë Universitetit të Beogradit për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se përmes një shkrese iu ka drejtuar Universitetit të Beogradit, Katedrës së Albanologjisë për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lutfiu theksoi se këtë kërkesë e ka bërë meqë në Preshevë shumica janë shqiptarë.

Lutfiu ka shkruar se hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë fakultet.

(Kosova Sot Online)