Arrihet marrëveshja për rritjen e pagave të stafit të Qendrës Studentore

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 15:26
Arrihet marrëveshja për rritjen e pagave të stafit të Qendrës Studentore

Ka përfunduar greva një javore e punëtorëve teknikë në Qendrën Studentore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ndryshe nga Qendra Studentore, punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës po vazhdojnë ende grevën duke mos dhënë afat se kur do përfundojë.

“Greva në Qendrën Studentore mbyllet në bazë të vendimit për rritje të pagës kjo rritje fillon menjëherë .Të gjithë punëtorët unanimisht votuan për fillimin e punës dhe nga ora 10 gjithqka është normale .Kurse tani në UP po vazhdon greva pa asnji sinjal se ajo do të përfundoi së shpejti,nga shqetësimet tani punëtorët po dërgohen në spital dhe kryesisht janë me tension të lartë ,qarkullojnë lajme jozyrtare se për ditët në grevë nuk do të paguhemi , ne ju bajm me die se qdo shkelje e ligjit mbi grevat nga ana juaj neve na e imponon që të radikalizohemi e që ne se dëshirojmë”, ka shkruar Azemi.

(Kosova Sot Online)