Në këtê vend e drejta për abort do të vendoset në Kushtetutë

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 20:34
Në këtê vend e drejta për abort do të vendoset në Kushtetutë

Franca pritet të jetë vendi i parë që garanton me kushtetutë të drejtën për abort. Siç njofton nga Parisi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant, ligjvënësit nga Senati dhe dhoma e ulët mblidhen në Pallatin e Versajës të hënën, më 4 mars, për një votim përfundimtar, pasi Senati francez e miratoi atë të mërkurën.

Annie Chemla nuk ka bërë ndonjëherë abort, por ajo ka luftuar për ato gra që kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë. Ajo së fundmi ka botuar një libër për përvojën e saj si aktiviste për të drejtat e abortit, në fillim të viteve 1970.

Aborti ishte i paligjshëm në Francë. Shumë gra u ndihmuan nga gra të tjera që të bënin aborte të rrezikshme ose kanë paguar shuma të mëdha mjekëve për ta kryer atë. Kishte nga ato që shkonin në Britani ose Holandë ku ishte e ligjshme”, tregon ajo.

Aborti u legalizua në Francë në vitin 1975 me atë që njihet si “Ligji i Veil-it”, për nder të të mbijetuarës së Holokaustit dhe ish-ministres franceze të shëndetësisë, Simone Veil. Që atëherë ka pasur përmirësime në legjislacion. Nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për të ndryshuar legjislacionin francez.

(Kosova Sot Online)