Gërvalla: Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen

  • A P /
  • 01 March 2024 - 22:37
Gërvalla: Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka shkuar në Turqi, për të diskutuar ato që ajo i quan sfida urgjente të sigurisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në Antalia për #ADF2024, duke diskutuar disa nga sfidat më urgjente të sigurisë së sotme dhe duke eksploruar zgjidhje paqësore gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shkroi ajo.

“Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Gërvalla në X.

(Kosova Sot Online)