Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 08:31
Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

Sot do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje, ku edhe ka njoftuar se dronët Bayraktar do ta bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës së e ajrore të NATO-s.

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama sipër videos së publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)