Ferizaj: Në muajin shkurt u raportuan 16 raste të dhunës në familje

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 15:11
Ferizaj: Në muajin shkurt u raportuan 16 raste të dhunës në familje

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ne muajin shkurt janë raportuar 16 raste të dhunës në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

11 prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, 3 në Shtërpcë, 1 në Shtime dhe 1 në Han të Elezit.

Policia rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se në muajin shkurt të vitit 2023 ishin të raportuara 20 raste të dhunës në familje.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

(Kosova Sot Online)