Kjo komunë del me vendim: 300 euro për fëmijët e lindur më 2024, çiftet e reja 500 euro

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 20:29
Kjo komunë del me vendim: 300 euro për fëmijët e lindur më 2024, çiftet e reja 500 euro

Komuna e Mitrovicës Veriore ka vendosur të ndajë subvencione për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe për çiftet e reja.

Familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2024 do të subvencionohen me 300 euro, ndërsa çiftet e reja me 500 euro.

Për këtë ka njoftuar Komuna e Mitrovicës së Veriut përmes një njoftimi në Facebook. 

(Kosova Sot Online)