Policia jep detaje pas të shtënave me armë në Prishtinë

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 23:48
Policia jep detaje pas të shtënave me armë në Prishtinë

Raportohet se sonte rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se “menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Policia është në kërkim të personave të dyshuar.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)