Seanca solemne e Kuvendit, edhe Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri të pranishëm – raportohet se do të këndojnë
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë seancë pritet të marrin pjesë edhe këngëtarët Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri.
Sipas raportimeve ata edhe do të këndojnë.
Pak para fillimit të seancës, një fotografi me ta e ka publikuar Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.
(Kosova Sot Online)
