Lajçak jep detaje çfarë foli me Bislimin, paralalajmëron takim mes kryenegociatorëve

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 11:58
Lajçak jep detaje çfarë foli me Bislimin, paralalajmëron takim mes kryenegociatorëve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje se çfarë ka folur me zv/kryeministrin Besnik Bislimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndër të tjerash, Lajçak ka paralajmëruar takim mes dy kryenegociatorëve.

“…bëjnë me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve lidhur me dokumentin për normalizim i cili është adaptuar dhe dakorduar para një viti dhe për të parë progresin për implementimin e tij. Diskutuam me të se si të vazhdojmë t’i zbatojmë marrëveshjet për normalizim. Gjithashtu është me rëndësi të them që diskutuam edhe për çështjen e pagesave në aspektin monetar dhe që është pjesë relevante e procesit të dialogut dhe diskutuam ashtu siç kemi biseduar në Bruksel në takim i cili ishte konstruktiv dhe kemi pasur disa pyetje por ka pasur pyetje që tejkalojnë kompetencat e delegacioneve në Bruksel dhe gjatë kësaj vizite. Po planifikoj një takim me shefat e delegacioneve të dy vendeve në ditët në vijim", tha ai.

(Kosova Sot Online )