Kurti publikon fotot e takimit me Rifat Jasharin, Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 22:40
Kurti publikon fotot e takimit me Rifat Jasharin, Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin

Për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës të martën kanë pëformuar këngëtarët e njohur të muzikës folklorike, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E më pas ata bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Rifat Jashari, kanë shkuar mysafirë te kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Për këtë takim ka shkruar në Facebok, kryeministri Kurti, i cili publikoi fotografitë e këtij takimi.

“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri”.

“Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti. 

(Kosova Sot Online)