Biden reagon pas tërheqjes së republikanes Haley

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 22:53
Biden reagon pas tërheqjes së republikanes Haley

Joe Biden ka reaguar pas deklaratës së Nikki Haleyt se nuk do ta mbështet Donald Trumpin pasi ajo u tërhoq nga gara e republikanëve për zgjedhjet presidenciale amerikane. transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Duhet shumë guxim për të kandiduar për president – veçanërisht në Partinë e sotme Republikane, ku kaq pak guxojnë të flasin të vërtetën për Donald Trumpin”, deklaroi presidenti amerikan.

“Nikki Haley ishte e gatshme të fliste të vërtetën për Trumpin: për kaosin që e ndjek gjithmonë, për paaftësinë e tij për të parë të drejtën nga e gabuara, për strukjen para Vladimir Putinit. Donald Trump e bëri të qartë se nuk i do mbështetësit e Nikki Haleyt”, shton ai, përpara se të pretendojë se “ka një vend për ta në fushatën time”.

Megjithatë, ai pranon se “e di se ka shumë gjë për të cilat nuk do të biem dakord”, shkruan skynews.

“Por, për çështjet themelore të ruajtjes së demokracisë amerikane, për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për trajtimin e njëri-tjetrit me mirësjellje, dinjitet dhe respekt, për ruajtjen e NATO-s dhe qëndrimin përballë kundërshtarëve të Amerikës, shpresoj dhe besoj se mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”, pohoi 81-vjeçari.

“Ne të gjithë e dimë se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme dhe aksionet për Amerikën nuk mund të jenë më të larta. Ajo që bashkon demokratët, republikanët dhe të pavarurit është dashuria për Amerikën”, përfundoi ai.

Ndryshe, Biden si demokrat dhe Trumpi si republikan do të garojnë për zgjedhjet presidenciale amerikane, të cilat do të mbahen më 5 nëntor të këtij viti.

(Kosova Sot Online)