Në Prekaz sonte `Nata e Zjarreve`

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 08:00
Në Prekaz sonte `Nata e Zjarreve`

Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 26-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në ditën e tretë të Epopesë, nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

(Kosova Sot Onliine)