Nagavci uron mësimdhënësit: Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim

  • E.k /
  • 07 March 2024 - 08:56
Nagavci uron mësimdhënësit: Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, falënderoi mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre në arsimin e brezave të rinj, duke theksuar se roli i tyre në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Nagavci ka shpehur mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë.

Postimi i plotë:

Të dashur mësimdhënës,

Urime Dita e Mësuesit!

Në këtë ditë të rëndësishme, ju falenderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.

Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë.

(Kosova Sot Online)