Hajredin Kuçi: Nuk pati bastisje në shtëpinë time, pata takim me Specialen për punën që e bëj atje

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 11:16
Hajredin Kuçi: Nuk pati bastisje në shtëpinë time, pata takim me Specialen për punën që e bëj atje

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka mohuar raportimet se Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një prononcim Kuçi tha se ka pasur një kontakt rreth punës që bën, por se s’ka pasur bastisje në shtëpinë e tij.

“Jo, nuk ka pas bastisje. S’ka pas bastisje, kam pas një kontakt me ta për punën që e bëj atje, por jo as bastisje, as polici as kurgjë tjetër. Po më vjen keq që e kanë qit lajmin”, ka thënë Kuçi.

Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, që po mbahet në Hagë.

(Kosova Sot Online)