Arrestohet njëri i dyshuar për grabitje

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 18:15
Arrestohet njëri i dyshuar për grabitje

Policia në Gjakovë ka njoftuar se më 23 shkurt në fshatin Ratkoc të Rahovecit ishte raportuar për një rast të grabitjes. Atje disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshme nga dy persona, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Që atëherë Policia kishte nisur hetimet lidhur me rastin dhe ka identifikuar veturën që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit, ndërsa më pas është zhvilluar një kontroll në dy lokacione.

Gjatë kontrollit në njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike AK47 me një karikatorë dhe dy copë fishekë, që dyshohet se është përdorur në rastin e grabitjes.

Nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në grabitje, është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa po kërkohet edhe një person tjetër që është identifikuar.

“Me datën 23.02.2024 në fshatin Ratkoc-Rahovec është raportuar një rast grabitje ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy viktimat (mashkull dhe femër kosovarë) me ç’rast kishin pësuar edhe lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. Sektori i Hetimeve Rajonale i ngarkuar me hetimin e rastit, ka filluar me hetime intensive në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të rastit të raportuar. Fillimisht është arritur të identifikohet vetura e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e kryerjes së grabitjes. Ndërsa me datën 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga Gjykata në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikatorë dhe dy (2) copë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes. Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një i dyshuar (mashkull kosovar i lindur në vitin 1994), me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa jemi në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar i lindur në vitin 1984.”, thuhet në njoftimin e Policisë.


(Kosova Sot Online)