Osmani publikon fotografi: Dolli për anëtaren më të re të NATO’s

  • A P /
  • 07 March 2024 - 20:49
Osmani publikon fotografi: Dolli për anëtaren më të re të NATO’s

Suedia u bë sot zyrtarisht anëtare e NATO-s. Këtë ditë, presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur historike, teksa ka publikuar pamje duke ngre dolli me ambasadorët e Suedisë, Finlandës e Holandës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia iua bashkua NATO-s zyrtarisht”, shkruan Osmani krahas fotos së publikuar.

“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane”, shprehet Osmani.

(Kosova Sot Online)