Rama shpërndan lule për gratë nën tingujt e këngës së Yll Limanit

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 09:08
 Rama shpërndan lule për gratë nën tingujt e këngës së Yll Limanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë lule për gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka ndarë një video në rrjete sociale nën tingujt e këngës së njohur të Yll Limanit – “Për kon je zbukuru”.

“Dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)