Aksidenti me fatalitet në Pejë: Humbi kontrollin mbi veturë dhe goditi shtyllën elektrike, Policia tregon detajet

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 08:59
Aksidenti me fatalitet në Pejë: Humbi kontrollin mbi veturë dhe goditi shtyllën elektrike, Policia tregon detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Poqestë në Pejë, ku një person ka humbur jetën në këtë aksident, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, drejtuesi i veturës derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Poqestë, Pejë / 08.03.2024 – 18:11. Drejtuesi (i dyshuari) kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)