"Pjesa veriore e Kosovës është e mbushur me armatime nga Serbia"

  • E.k /
  • 09 March 2024 - 16:31

Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu, u shpreh se pjesa veriore e Kosovës është e mbushur me armatime nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Veliu: Cështja e sigurisë në Veriun e Kosovës është një temë që na shoqëron që nga shpallja e pavarësisë.

Pra është një temë që na ka shoqëruar për 20 e ca vite me radhë.

Kulmoi më së keqi me sulmin në Banjskë ku u vra edhe polici i Kosovës.

Sa i përket gjetjes së armatimeve nga policia e Kosovës, nuk është një gjë e re.

Pjesa veriore e Kosovës është e mbushur dhe e stërmbushur me armatime nga shteti kriminal serb.

Është një vend ku ngado që të kërkohet, gjendet armatim.

Armatimet mund të gjenden në cdo shtëpi, në cdo lagje.

(Kosova Sot Online)