Ky është çifti kosovar që humbën jetën nga një aksident tragjik

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 09:29
Ky është çifti kosovar që humbën jetën nga një aksident tragjik

Raportohet se dy personat që humbën sonte jetën nga një aksident tragjik mes trenit dhe një kombi-busi është një çift nga fshati Ballaboq i Deçanit, Fahri dhe Vlora Gjocaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy viktimat kishin marrë lëndime të rënda nga aksidenti që ndodhi në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës e të cilave nuk mundën t’i mbijetonin. Ata vdiqën në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Mjeku kujdestar rajonal e ka konstatuar vdekjen e dy të lënduarve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e policisë Fadil Gashi.

(Kosova Sot Online)