Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së bllokojnë Rektoratin
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot para Rektoratit ku kanë kërkuar rritjen e pagave, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se përpjekjet për rritje të pagave nuk po ndalen.
“Sot 250 grevist mbyllën derën e Rektoratit, ata nuk lëvizin. Ne edhe nesër do e mbyllim këtë derë dhe si duket po na imponohet veprimi i njëanshëm”, u shpreh Azemi.
(Kosova Sot Online)