Adriana Matoshi njofton se sonte do të operohet: Po shkoj, ju lutnu unë me u kthy mirë

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 22:00
Adriana Matoshi njofton se sonte do të operohet: Po shkoj, ju lutnu unë me u kthy mirë

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka njoftuar se sonte po shtrihet në spital për t’iu nënshtruar një operacioni, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"Unë po shkoj, për me u kthy. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni. Po shkoj. 
Ju lutnu unë me u kthy mirë.Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë", ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Edhe një tjetër ...
Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq. 
• Ata që t'i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
• Shëndetin kur të tradhton at'herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe. 

Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia. 
Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s'vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t'u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re. 
Për me e ditë të plotë, thashë t'ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH. 
Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.
Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo. 
Shëndeti m'tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. 
Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m'dojnë. 
E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. 
Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë. 
Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem. 
Unë prapë ju du shumë! 
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.
Unë po shkoj, për me u kthy.
Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni. 
Po shkoj. 
Ju lutnu unë me u kthy mirë.
Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

(Kosova Sot Online)