E gjeti kuletën me këtë shumë të parave, qytetari në Prizren e dorëzon në Polici
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Prizren e ka gjetur një kuletë me shumën 50 dollarë, 23 euro e 45 centë, letërnjoftimin dhe kartelën e bankës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai i ka dorëzuar ato në polici dhe më pas i janë dorëzuar pronarit.
“Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet E.B., ka gjetur një kuletë me shumë prej 50 dollar.20 euro, para metalike prej 3.45 euro si dhe dokumente personal: (Letërnjoftimin dhe kartelën e bankës). Ai , menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren. Personit që i kishte humbur kuleta ishte F.B., nga Prizreni. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F.B., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)
