Ky është shteti i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 13:39
Ky është shteti i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes, Agim Shahini, ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtetet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i Kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i Kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të greqisë,mesatarisht po shpenzojn mbi 1 milionë€ për konsume ,sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës”, shkruan në njoftimin zyrtar.

(Kosova Sot Online)