Sekuestrohen dy vetura në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri, iu ishin shmangur pagesave të detyrueshme doganore

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 14:34
Sekuestrohen dy vetura në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri, iu ishin shmangur pagesave të detyrueshme doganore

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës, kanë arritur të sekuestrojnë dy automjete me targa të huaja, me shoferë kosovarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Automjetet janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës.

Njoftimi i plotë:

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë një plani operativ sekuestrojnë 2 automjete

Prishtinë 13. 03. 2024

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, respektivisht ekipi i përbashkët i Task-Forcës i përbërë nga zyrtarë të Policisë Kufitare nga DRK-Veriu dhe zyrtarë të Doganës së Kosovës, gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ me datë 12.03.2024 në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri gjatë një kontrolli të automjeteve, kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja me drejtues 2 meshkuj kosovarë, të cilat i janë shmangur pagesave të detyrueshme doganore.

Lidhur me rastet automjetetet janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës.

(Kosova Sot Online)