Shefi i EULEX-it në Kosovë: E mirëpres zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me tokat e Manastirit të Deçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Barbano ka shkruar se siguria juridike është themeli i sundimit të ligjit.
“Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit. Siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit!”, shkroi Barbano në platformën X.
(Kosova Sot Online)
