Ulutas takohet me Kurtin: Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR është kyç

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 15:54
Ulutas takohet me Kurtin: Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR është kyç

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e KFOR thuhet se Ulutas theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës janë çelësi për sigurinë e qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. #KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)